Kontrollojme cilesine e vajrave dhe lubrifikanteve ne laboratoret e LIEBHERR

Analizat e vajrave dhe lubrifikantëve bëhen në funksion të mirëmbajtejs së makinerisë suaj.Për analizimin e gjëndjes së vajit të makinerisë suaj Liebherr rekomandon kompaninë Oil Check ne Gjermani  Një kompani e panvarur dhe objektive me reputacion ne fushën e analizave.Këto analiza mund të vlerësojnë viskozitetin, % e metaleve të dëmshme në vaj, agjentë kimik të dëmshem apo edhe papastërti të tjera të cilat nuk duhet të jenë pjesë e vajit.Nxjerrja e mostrave është e lehtë dhe  për këtë kompania ofron informacion si edhe provezat e mostrave. Rezultatet janë në dispozicion online të nesërmen.Lexalko ju ofron të gjithë kompanive të cilat kane ne dispozicion makineri Liebherr të cilat duan te testojne vajrat e makinerive te tyre, informacion e duhur si edhe konsulencën e nevojshme për marrjen e mostrave.