Lexalko SH.A

LEXALKO, është themeluar në vitin 2010, duke importuar fillimisht pjesë këmbimi. Në vitet në vijim, makineri te rënda per zhvendosjen e dheut u shtuan gamës së produkteve, dhe makinerite e rënda jane sot fokusi yne kryesor. Sot, LEXALKO SH.A është një kompani sherbimi që kujdeset për të gjitha nevojat dhe kërkesat tuaja me seli ne Shqiperi dhe Kosove

LEXALKO, është perfaqësuesi zyrtar, i makinerive për zhvendosjen e dheut LIEBHERR. Ku ofron makineri te reja dhe te përdorura, të cilat perdoren në ndërtimin e infrastrukturës, projekte të nxjerrjes së mineraleve, gurore, minierave dhe makineri të lidhura me industrinë e tubacioneve dhe gazifikimit. Nga nje makine e vetme deri te nje flote e tere

LEXALKO, gjithashtu është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtari makinerive asfaltshtruese AMMANN, motorave DEUTZ, motorave CUMMINS, filtrave FLEETGUARD dhe dhëmbëve te kovave ESCO.
Në këtë menyrë, LEXALKO është në gjëndje për të përmbushur të gjitha kërkesat e klientëve për makinerite e renda, duke përfshirë shërbimin, mirëmbajtjen, pjesë këmbimi, trajnimin dhe konsulencën.

Së fundmi, për tju ardhur më pranë klienteve dhe duke ju përgjigjur në kohë zhvillimit teknologjik të ndërtimit të rrugëve dhe riparimit të asfaltit, LEXALKO ka marrë eskluzivitetin e STRASSMAYER, kompania lider boterore me experience mbi 80 vite në këte fushe

GJITHMONË ME HAPIN E KOHËS DHE PRANË NEVOJAVE TE KLIENTEVE

Visioni

  • Të jemi zgjedhja nr 1 e tregut Shqiptar dhe Kosovar, të produkteve të starndateve Botërore

Misioni

  • Përkushtim maksimal për cilësi sa më të lartë të produkteve dhe Shërbimeve ndaj Klientit.
  • Partneritet me klientëttanë për t’u siguruar zgjidhje sa më të shpejtë dhë efikase për nevojat e tyre
  • Krijimin e një mjedisi angazhimi, bashkëpunimi dhe respekti reciprok

Sherbime dhe Produkte

Eskavarorë me Zinxhirë
Eskavatorë me Goma
Fadroma
Mjete të përdorura
Pjesë Këmbimi dhe Servis
Agregate dhe Konsulencë

Partnerët Tanë

logo-liebherr
amman
deuutz
fleet
cummin
esco
logo_strassmayr