Kalkulator i konsumit per ore pune

Kontaktoni me ne për tu informuar nëse makineria juaj është brënda parametrave të konsumit dhe eficiencës. Ne mund tju informojmë sesi të shërbeni dhe mirëmbani makinerinë tuaj në mënyrë që ti përgjigjet të gjitha kërkesave në kantjer me produktivitetin dhe eficiencën e kerkuar.
Konsumi i makinerisë suaj është derivat i metodës së mirëmbajtjes kushteve teknologjike, të ambjentit etj.  Për këtë arsye shërbimet periodike  per te cilat makineria ka nevojë duhet të  kryhen në konsultim me stafin tone teknik

Kontrollojme cilesine e vajrave dhe lubrifikanteve ne laboratoret e LIEBHERR

Analizat e vajrave dhe lubrifikantëve bëhen në funksion të mirëmbajtejs së makinerisë suaj.Për analizimin e gjëndjes së vajit të makinerisë suaj Liebherr rekomandon kompaninë Oil Check ne Gjermani  Një kompani e panvarur dhe objektive me reputacion ne fushën e analizave.Këto analiza mund të vlerësojnë viskozitetin, % e metaleve të dëmshme në vaj, agjentë kimik të dëmshem apo edhe papastërti të tjera të cilat nuk duhet të jenë pjesë e vajit.Nxjerrja e mostrave është e lehtë dhe  për këtë kompania ofron informacion si edhe provezat e mostrave. Rezultatet janë në dispozicion online të nesërmen.Lexalko ju ofron të gjithë kompanive të cilat kane ne dispozicion makineri Liebherr të cilat duan te testojne vajrat e makinerive te tyre, informacion e duhur si edhe konsulencën e nevojshme për marrjen e mostrave.

Makineri per cfaredolloj projekti

Liebherr është një nga furnizuesit kryesorë të pajisjeve dhe shërbimeve për industrinë e tubacionit rreth globit. Liebherr fokusohet në shitje të pajisjeve të reja dhe të përdorura me cilësi të lartë për ndërtimin e tubacioneve me të gjitha diametrat e kërkuar.
Misioni jonë është që të ofrojmë shërbimin më të mirë për kompanitë vëndase. Lexalko mbulon me informacion, konsulencë, shitje, pjesë këmbimi dhe mbështetje në projekte sipas standarteve të kërkuara dhe të rekomanduara të industrisë së gazifikimit dhe tubacioneve.
Liebherr mundëson pajisjen me makineri të ndërtuara enkas për projektet tuaja në energjitike si edhe ju mundëson prodhimin e makinerive sipas kërkesave teknike dhe inxhinierike të projektit.
Lexalko ju mundëson të gjithë asistencën e duhur në mënyrë që ti vizitoni nga afër fabrikat Liebherr dhe të diskutoni me stafin teknik dhe menaxherial për planet tuaja ne industrinë e energjiisë së rinovueshme.

Këta  vinça janë të fuqishëm, kompakt dhe të manovrueshëm, dhe  jane te pajisur me komponent  ultra-modern ,” Made in Germany”  Teknologjia moderne i pershtatet cdo lloj kantjeri dhe prodhohet ne varesi te kerkesave specifike te ndertimit, porteve, infrastruktures etj

Liebherr plotëson të gjithë gamën e makinerive si edhe të  sistemeve teknologjike të prodhimit  të betonit duke mbyllur kësisoj ciklin e prodhimit me anë të teknologjisë Liebherr

Sipas nenit 102 pika 4 të Kushtetutës, të pikës 2,b të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.808, datë 4.12.2003 ‘Për dhënien e lejeve të manovrimit të përdoruesve të makinerive të rënda të ndërtimit dhe punimit në tokë’, Manovratoret e mjeteve te renda duhet te jene te pajisur me leje aftesie per perdorimin e ketyre mjeteve , Lexalko ju mundeson konsulence dhe ju ofron informacion sesi te pajiseni me keto leje te cilat jane jo vetem kerkese ligjore por edhe rrisin sigurin e punonjesve ne kantjer.